Pas emërimit të organit të përkohshëm, kryesitë e PVD, LR dhe PDSH në mbledhje

Qeveria e Serbisë, respektivisht zëvendëskryeministri i parë në detyrë Ivica Daçiq, ka nënshkruar Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Komunës së Preshevës, dhe emërimin e Organit të përkohshëm në Preshevë, në krye me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare.


Pjesë e organit të përkohshëm përveç Partisë Demokratike Shqiptare, janë edhe Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja për Reforma dhe Lista Serbe.

PreshevaPRESS ka mësuar se sit në mbrëmje po zhvillohen mbledhje në zyret e LR-së dhe PDSH-së, në të cilat po diskutohet rreth hapave të cilat do të ndërmirren pas krijimit të rrethanave të reja politike në Preshevë.

Paas mbledhjeve të kryesive të partive politike shqiptare të përfaqësuara në oragnin e përkohshëm të Preshevës, të emëruar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, pritet që të dalin me komunikata të tri partitë.

Partia për Veprim Demokratik ka thirrur mbledhje me kryesinë e saj nesër në ora 17:00.


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

PreshevaPRESS

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

PreshevaPRESS

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS