Partia për Veprim Demokratik shpallë fitoren në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar

Mbi 36 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Serbi, të dielën kanë pasur mundësinë të zgjedhin 15 përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.


Në tri komunat e Luginës së Preshevës janë në total 55 vendvotime.

Përfaqësuesit e administratave komunale të cilët edhe janë organizatorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të evidentuar, ndërsa qytetarët deri dje e patën mundësinë që të hyjnë në listën e veçantë zgjedhore.

“Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues. Deri më tash në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet në ora 7:00 të mëngjesit dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.

Votuesit presin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar një qasje më proaktive drejt zgjidhjes së të drejtave themelore kombëtare që Serbia po i nëpërkëmbë.

Për shumicën në Kuvendin e KNSh-ë në Luginë në garë janë pesë lista të partive politike që i tubojnë shqiptarët e kësaj zone. I pari i KNSH-së zgjidhet nga shumica e gjithsejtë 15 këshilltarëve.

Deri më sot nuk ka pasur ndonjë koalicion parazgjedhor. E Këshillat Nacionale konsiderohen me rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të pakicave që jetojnë në Serbi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS