I PARI I BUJANOCIT TAKON KOMISARIN PËR PAKICA TË OSBE-së

Komisari i Lartë për pakica Nacionale pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) Lamberto Zanier, po qëndron për vizitë në Bujanoc.

Ai është pritur në mëngjesin e sotëm në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin është biseduar për pozitën dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Ambasadori Zanier u njoftua edhe për ngecjen e zgjidhjes së problemit të teksteve, nevojën për hapjen e drejtimeve të reja në Paralelen e Fakultetit në Bujanoc dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për krijimin e mundësive të reja për studentët e diplomuar”, ka shkruar Kamberi.

Sipas Kamberit integrimi në institucione do të ishte mundësi e mirë për angazhimin e kuadrove të diplomuar dhe do të kontribuonte në rritjen e perspektivës për të rinjtë.

Ai është shprehur edhe njëherë se status quo-a në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë.

Lamberto Zanier do të jetë prezent gjatë ditës edhe në takimin e këshillit të palëve të interesuar të fakultetit ekonomik në Bujanoc me të cilët do bisedohet për funksionimin e këtij institucioni të shkollimit të lartë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS