Sot temperaturat pritet të shkojnë deri në 34 gradë Celsius, dhe ky i nxehtë do të ketë origjinë nga Afrika Veriore.
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistrojë temperatura rekorde për muajin që jemi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.
Ndërkaq deri javën e ardhshme nuk pritet që të ketë reshje të shiut.