Këshilltari i Kuvendit të Komunës së Preshëves, Pajtim Rexhepi kalon nga PDSH në APN

Pajtim Rexhepi, këshilltar komunal nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë, është larguar nga ky subjekt politik, duke i dhënë mbështetje partisë së Shqiprim Arifit, Alternativa Për Ndryshim, që është kryetar i Komunës së Preshevës.

Rexhepi, në një postim në Facebook, ka thënë se arsyeja e largimit të tij nga PDSH-ja është të parandaloj bllokimin e funksionimit të Kuvendit Komunal në Preshevë duke i mundësuar pushtetit të tanishëm lokal përfundimin e këtij mandati katër vjeçar.

“Në kohën kur duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët në Preshevë për arritjen e synimeve tona për bashkim me Republikën e Kosovës, jam i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme si dhe masat e përkohshme do të dëmtojnë rëndë procesin politik në Luginën e Preshevës, prandaj kam arritur në përfundim se me të gjitha mundësitë e mia dhe me postin e këshilltarit pranë Kuvendit Komunal Preshevë të parandaloj situatën e bllokuar politike duke i mundësuar pushtetit të tanishëm lokal përfundimin e këtij mandati katër vjeçar”, ka thënë Rexhepi, përmes një postimi në llogarin e tij personale në facebook.

Ky është postimi i plotë i Rexhepit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës

Siç jeni në dijeni, në prag të bisedimeve përfundimtare Kosovë-Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me probleme të shumta në të gjitha sferat e rëndësishme jetësore. Komuna e Preshevës, që nga viti 2016 nuk ka pasur stabilitet politik duke ndërruar kështu tre pushtete brenda tre viteve, ndërkaq kjo ka shkaktuar përçarje të skajshme dhe kacafytje të panevojshme politike. Në kohën kur duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët në Preshevë për arritjen e synimeve tona për bashkim me Republikën e Kosovës, jam i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme si dhe masat e përkohshme do të dëmtojnë rëndë procesin politik në Luginën e Preshevës, prandaj kam arritur në përfundim se me gjitha mundësitë e mia dhe me postin e këshilltarit pranë Kuvendit Komunal Preshevë të parandaloj situatën e bllokuar politike duke i mundësuar pushtetit të tanishëm lokal përfundimin e këtij mandati katër vjeçar. Në këto kohëra ku gjendemi sot, jam i mendimit se duhet të ndalojmë bllokimin e institucioneve të Komunës së Preshevës pa marrë parasysh preferencat politike të individëve, ndërkaq siç e ceka më parë mandatin e këshilltarit do ta shfrytëzoj si i pavarur, duke e mbështetur programin e APN-së dhe kryetarin Shqiprim Arifi gjerë në përfundimin e këtij mandati për të ç`bllokuar mbarëvajtjen e seancave të kuvendit komunal si dhe për t`i shmangur situatat e rënda politike në Komunën e Preshevës.

https://www.facebook.com/pajtim.rexhepi/posts/10215616770391083

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS