Pajaziti publikon dokumentin, pyet publikun nëse janë cenuar interesat e shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit, ka publikuar dokumentin 10 pikësh që i ka dorëzuar ministrit në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha.


Pajaziti ka thënë se kjo është përmbajtja e dokumentit që ia ka dorëzuar ministrit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Demo Berisha, dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, gjatë takimit të zhvilluar më 23.09.2025 në Bujanoc.

“I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka që është kundër interesave dhe nevojave të tyre.” ka shkruar Pajaziti në Facebook.

Ai veçanërisht, ka ftuar kundërshtarët politikë të deklarohen hapur se cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh, derisa ka thënë se nuk ka nevojë për kerkim falje, duke aluduar në debatin publik që shkaktuan reagimet e partive politike shqiptare në Bujanoc e Preshevë.

“Dokumentin po e publikoj në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën serbe është dorëzuar ministrit dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues.” përfundon publikimi i Pajazitit në Facebook.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Pajazitit në Facebook:

Kjo është përmbajtja e dokumentit që ia dorëzova ministrit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Demo Berisha, dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, gjatë takimit të zhvilluar më 23.09.2025 në Bujanoc.

I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka që është kundër interesave dhe nevojave të tyre.

Veçanërisht, i ftoj kundërshtarët e mi politikë të deklarohen hapur: cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh?

Unë nuk kam nevojë për kërkim falje, por do të dëshiroja sinqeritet!

Dokumentin po e publikoj në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën serbe është dorëzuar ministrit dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

PreshevaPRESS

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”

PreshevaPRESS

‘Business Connection II’ sjell biznesmenët nga i gjithë rajoni në Bujanoc

PreshevaPRESS