Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për rregullimin e tualeteve brenda objektit të administratës komunale, të cilat sipas tij, për vite me radhë kanë qenë në gjendje të papranueshme.


Ai theksoi se ndërhyrja nuk përbën luks, por një standard minimal që duhet të garantohet për çdo institucion publik.

“Punëtorët e administratës sonë meritojnë kushte të pastra, të sigurta dhe dinjitoze pune. Respekti fillon nga gjërat bazike,” është shprehur Pajaziti.

Sipas tij, përmirësimi i kushteve elementare të punës është pjesë e përkushtimit për forcimin e institucionit dhe ngritjen e standardeve në shërbimin publik.

“Kur kujdesemi për njerëzit tanë, forcojmë institucionin,” ka përfunduar ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS

Në Samolicë ka nisur aksion për largimin e municioneve kasetore

PreshevaPRESS