Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Pajaziti siç duket ka marrë bekimin e Kurtit dhe përkrahjen për të vazhduar me me themelimin e institucioneve lokale në Bujanoc.

Kujtojmë se udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti dhe Levent Qazimi bëhen përfaqësuesit e parë të APN-së, që pas mosmarrëveshjeve mes Kurtit dhe Shqiprim Arifit, priten në Kosovë nga vet kryeministri Kurti.

Për rrjedhën e takimit Pajaziti është shprehur përmes Facebookut, dhe ky është postimi i tij:

Bashkë me Leventin, sot u pritëm ngrohtësisht nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Pasi na uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, me kryeministrin diskutuam rrjedhat aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë.

E ritheksuam orientimin tonë për bashkëpunim të patjetërsueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës.
Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta.

Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në të cilën ndodhemi por edhe e sfidave të cilat na presin.

Një Kosovë e fuqishme, një Bujanoc stabil.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS