Pajaziti: KKSH “bllokoi” 2 milion euro për shqiptarët e Luginës?

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti ka krritikuar qasjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar për mos realizimin e ndihmës së qeverisë së Kosovës prej 2 milion euro për vitin 2023.


“2 milionë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën për vitin 2023 nuk do të transferohen këtë vit. Kjo për shkak se KNSh nuk ka pranuar t’i ndajë nëpër OJQ dhe për shkak se 2 milionët e vitit 2022 u keqpërdorën nga ish-udhëheqja”, ka shkruar Pajaziti.

Sipas tij nëse kjo është e vërtetë, dhe ne e kemi denoncuar me kohë këtë vjedhje dhe keqpërdorim, atëherë shtrohet pyetja, pse kjo udhëheqje nuk po publikon vjedhjet.

“Të fshehet e keqja është njësoj si të jesh pjesë e saj”, vlerësoi Pajaziti.

Qeveria e Kosovës për vitin 2023 kishte ndarë 2 milion euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës mirëpo Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bllokuar këto mjete pa dhënë ndonjë arsye objektive dhe është rasti i parë kur ndihma të dedikuara për shqiptarët i bllokojnë institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS