PAJAZITI I APN-së: NUK E PËRKRAHIM SHAIP KAMBERIN PËR BARTËS TË LISTËS SHQIPTARE

Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për portalin Bujanovačke në Bujanoc, ka deklaruar se APN, me asnjë çmim e në asnjë rrethanë nuk e përkrahë Shaip Kamberin për ta udhëhequr me listën shqiptare të kandidatëve për deputet.


Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Pajaziti ka në një deklarim për portalin në gjuhën serbe Bujanovčke, se nuk bëhet fjalë për arbitraritet të Alternativës apo interesa personale, por ekskluzivisht për respektimin e kritereve dhe parimeve të vendosura në vitin 2020 gjatë formimit të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

“Nëse Alternativa për Ndryshim nuk zë vendin e parë në listën e përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk do të ketë listë të unifikuar shqiptare”, ka thënë kryetari i degës së kësaj partie në Bujanoc, Arbër Pajaziti për portalin Bujanovčke.

Alternativa ka 15 këshilltarë në Kuvendin e Preshevës, 3 në Bujanoc dhe një në Medvegjë, që kolektivisht e bën partinë më të fortë me 19 këshilltarë, edhe pse në të tri komunat është në opozitë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini