ORGANIZATA INICIATIVAT QYTETARE PUBLIKON RAPORTIN E RI MONITORUES PËR JUG TË SERBISË

“Organizatat e shoqërisë civile në jug të Serbisë” quhet raporti i rregullt i publikuar nga organizata joqeveritare Iniciativat Qytetare (Gradjanske Inicijative), i cili në vete përmbledh informacione rreth punës së organizatave të shoqërisë civile në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë gjatë periudhës post gjendjes së jashtëzakonshme.


Në raportin i cili përfshinë situatën mes 01 dhe 15.07.2020, flitet për zgjedhjet parlamentare, listën shqiptare, pakon e ndihmave financiare “Presheva 2020” dhe aktivietet e tjera në komunën e Preshevës.

Kuvendi i Komunës së Preshevës në seancën e tij të dytë për vitin 2020, më 27 maj ka miratuar një plan të quajtur pako emergjente “Preshevës 2020”, brenda së cilës parashihen ndihma të veçanta financiare për sipërmarrësit, bujqësinë, studentë, OJQ dhe organizata sportive pas pandemisë Covid19. Plani nuk ofron ndihmë për mediat, pavarësisht për një numër të madh propozimesh nga këshilltarët e asamblesë komunale lokale, thuhet ë raportin e fundit të publikuar.

Raporin e plotë të publikuar nga organizata joqeveritare Iniciativat Qytetare (Gradjanske Inicijative) me seli në Beograd mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegzë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS