“Ora policore” nga e enjte ora 18:00h, deri të shtunen ora 05:00h

Vendimi i mjekëve mbi rrjedhën e pandemisë, ndikon kur qytetarët do të kthehen në normalitet, tha Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në emisionin “OKO” të Radio Televizionit të Serbisë, I cili edhe më tej është duke vazhduar, ka paraqitur vendimin e fundit, ku ndalimi i lëvizjes së lirë, do të fillon nga dita e enjte, ora 18:00h, deri të shtunën ora 05:00h të mëngjesit.

“Ju më bëni pyetjen sikur të varet nga unë, kjo varet nga sëmundja dhe vendimi i mjekut”, tha presidenti kur u pyet kur qytetarët e Serbisë do të ktheheshin në normalitet sikura para epidemisë.

Ai shtoi se janë pajtuar me mjekët për masa. Gjithashtu, ai shtoi se se me Kryeministrin Ana Brnabic dhe Dr Predrag Kon, janë takuar sonte që nesër do të dalin me një propozim që kanë kërkuar vet epidemiologët. /LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS