Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina ka njoftuar mbrëmë rreth orës 20:30 mbylljen e protestës qytetare, akt ky i ndërmarrë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, kur edhe ka njoftuar për se protesta e artistëve do të vazhdojë sot me fillim në ora 16:30.
“Qytetaria do ta mposhtë mafien, shihemi nesër në 16:30”,- njoftoi Robert Budina përmes megafonit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate për mediat mbrëmë është shprehur se do të mbështesë protestën që do të zhvillojë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30.
Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë dhe ka kërkuar praninë e qytetarëve. Është vendim i lidershipit të PD për të mobilizuar strukturat tona, për t’u bërë thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër të jemi në këtë protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkeljeje flagrante të kushtetuës dhe ligjit. Në protestë jo vetëm në mbrojtje të teatrit, por kundër tiranisë, kundër shkeljes së ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. Ndaj në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrje maksimale dhe për t’i bërë thirrje çdo qytetari që të angazhohet në këtë protestë, që ka për detyrë diçka shumë të madhe, krijimi i vlerave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës ka thënë Basha pas përfundim të mbledhjes me kryesinë dhe grupin e ish-deputetëve.
Pas Partisë Demokratike, edhe LSI në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme vendosi për bashkimin në protestën e ditës së hënë. /Opinion.al