Nxënësit rikthehen në mësim, pushimi pranveror në fillim të prillit

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend, të cilët ishin në pushim gjatë javës së kaluar për të Ditës së Shtetësisë, sot rikthehen në bankat shkollore.


Sipas kalendarit shkollor të publikuar nga Ministria e Arsimit e Serbisë, pushimi për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, për shumicën e nxënësve zgjati nga e hëna e16 shkurtit deri të premten, 20 shkurt. Megjithatë, duke përfshirë edhe fundjavët, nxënësit kanë pushuar gjithsej nëntë ditë.

Pushim i ri në prill

Nxënësit në Vojvodinë do të kenë sërish pushim nga 3 deri më 14 prill, në kuadër të pushimit pranveror, derisa nxënësit e Luginës së Preshevës bashkarisht me nxënësit në pjesën tjetër të Serbisë, pushimi pranveror dhe me rastin e Pashkëve do të zgjasë nga 10 deri më 14 prill.

Për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, përveç atyre në Vojvodinë, kalendari i punës përcaktohet nga Ministria e Arsimit, ndërsa për shkollat në Vojvodinë rregulloret dhe kalendari miratohen nga Sekretariati Krahinor për Arsimin.

Fundi i vitit shkollor i njëjtë në të gjithë vendin

Pavarësisht dallimeve në kalendarin e pushimeve mes Vojvodinës dhe pjesës tjetër të Serbisë, përfundimi i vitit shkollor është i njëjtë për të gjithë dhe varet nga niveli i arsimit dhe statusi i nxënësve.

Maturantët e gjimnazeve do ta përfundojnë vitin shkollor më 22 maj, ndërsa nxënësit e klasave të teta dhe maturantët e shkollave të mesme profesionale do ta kenë ditën e fundit të mësimit më 29 maj.

Nxënësit e shkollave fillore, nga klasa e parë deri në të shtatën, do të ndjekin mësimin deri të premten, më 12 qershor. Ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme që nuk janë në vitin përfundimtar, mësimi do të zgjasë deri më 19 qershor.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS