Norvegjia ndalon influencuesit të publikojnë foto pa treguar që kanë përdorur Photoshop

Norvegjia ka miratuar një ligj të ri, i cili ndalon të gjithë influencuesit të publikojnë foto në rrjetet sociale pa treguar që kanë përdorur Photoshop.


Rregullorja e re vjen si një ndryshim në Ligjin e Tregut të Norvegjisë dhe me qëllim trajtimin e standardeve joreale të bukurisë. Ligji u sanksionua nga Parlamenti norvegjez më 11 qershor dhe do të zbatohet për fotot me ndryshime që ndikojnë në madhësi, formë ose lëkurë të trupit të dikujt, përfshirë edhe përdorimin e filtrave të thjeshtë.
Ky ligj do të ndikojë gjithashtu në çdo kompani që reklamon në mediat sociale dhe që modifikojnë postimet për të rritur fushatat e tyre reklamuese dhe të marketingut dhe synon trajtimin e përmbajtjes, të cilat po ashtu nuk do të lejohen të hedhin foto pa treguar që është përdorur Photoshop. /Gazeta.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Google, investim miliarda dollarësh në Britani në prag të vizitës së Trump

PreshevaPRESS

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C parashihet të mbajë në Luginë

PreshevaPRESS

Pas “Hënës së përgjakur” moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

PreshevaPRESS