Një shumicë dërrmuese njerëzish përdorin inteligjencën artificiale (AI) çdo ditë, edhe pse nuk u besojnë rezultateve të saj, sipas një studimi të ri.
Studiues nga Universiteti i Melburnit (Australi) dhe firma globale konsulente KPMG anketuan më shumë se 48,000 njerëz nga 47 vende midis nëntorit dhe janarit 2025 në lidhje me besimin, përdorimin dhe qëndrimet e tyre ndaj inteligjencës artificiale.
Studimi zbuloi se, ndërsa më shumë se dy të tretat e të anketuarve përdorin inteligjencën artificiale rregullisht, qoftë në punë, shkollë apo në kohën e tyre të lirë, vetëm 46% janë të gatshëm t’u besojnë këtyre sistemeve, transmeton PreshevaPRESS.
“Besimi është faktori që parashikon më së miri pranimin e inteligjencës artificiale”, tha për Euronews Samantha Gloede, CEO e KPMG.
“Aty ku njerëzit kanë më shumë besim është tek aftësia teknike e inteligjencës artificiale për të ofruar rezultate dhe shërbime të sakta dhe të besueshme”, thotë tutje Gloede.