Një ditë pas protestës, Trupi Koordinues ndanë bursa për studentët nga Lugina

Një ditë pas protestës së shqiptarëve të Luginës për “Identitet dhe dinjitet”, pas takimit me udhëheqësit e Komunsës së Preshevës dhe Bujanocit, drejtori i Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, ka takuar studentët nga këto komuna për të cilët ka shpërndarë bursa.


Në Preshevë, përveç kryetares Sinani, me Drejtorin e Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, është takuar edhe zëvendëskryetari i Komunsës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Kryetarja Sinani së bashku me z. Mitroviq ndanë kontratat e bursave për 4 studentë të Komunës së Preshevës.

Sinani pas takimit ka shkruar: 

Sot së bashku me z. Mitroviq ndamë kontratat e bursave për 4 studentë të Komunës së Preshevës.
Gjatë takimit, biseduam për disa çështje kyçe:
– Rritjen e mjeteve të Trupit Koordinues dhe transferet e rregullta nga Ministria e Financave
– Projektet konkrete, përfshirë Shkollën “Ibrahim Kelmendi”
– Subvencionet për ndërmarrësit, nxënësit dhe studentët
– Problemet socio-ekonomike të shqiptarëve të Preshevës

Një fokus i veçantë iu dha:
– Përfundimit të fazës së parë të Zonës Industriale për hapjen e vendeve të reja të punës.

Përveç temave të lartëpërmendura, në takim z. Mitroviq ia adresova edhe shqetësimin tim për sa i përket pasivizimit selektiv të adresave, proces ky i cili është shkelje e çdo të drejte elementare qoftë sipas Konventave evropiane apo edhe vet Kushtetutës së Serbisë.

Drejtorit të Trupit Koordinues poashtu ia shfaqa nevojën e domosdoshme që marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Serbisë, e të garantuara nga OSBE dhe Ambasadat e Quintit, të implementohen në plotëni, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut ndërinstitucional për nevojat e shqiptarëve të kësaj treve.

Kërkesa këto, të cilat shqiptarët tashmë po i adresojnë edhe përmes protestave të mbajtura.

Përveç në Preshevë, drejtori i Trupit Koordinues gjithashtu ka vizituar Bujanocin, ku ka takuar udhëheqësinë e kësaj komune të udhëhequr nga kryetari Arbër Pajaziti, pas të cilit takim Pajaziti dhe Mitroviq kanë shpërndarë kontrat për studentët e komunës së Bujanocit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Foto / Udhëheqësit e Komunës së Preshevës vizitë në MPJ të Shqipërisë

PreshevaPRESS

Enti parashkollorë “8 Marsi” ka hapur çerdhe të re në fshatin Zhunicë

PreshevaPRESS

KKSH: Ka filluar trajnim për mësimdhënësit shqiptar në Luginë

PreshevaPRESS