Nga dita e hënë vërtetimi i vaksinimit antiCovid i nevojshëm prej orës 20:00

Nga e hëna vërtetimi për vaksinimin kundër Covid19 do të nevoitet nga ora 20:00 për të qëndruar në kafiteri.


Pasi që Shtabi republikan vendosi të kërkojë vërtetimin e vaksinimit kundër pandemisë Covid19 nga ora 22:00, kjo gjë ndikoi në rritjen e interesimit për vaksinimin me dozën e parë, dhe bazuar në këtë vendosëm të zgjasim këtë periudhë kohore për ambientet e hotelierisë nga ora 20:00 ka thënë Daria Kisiq Tepavçeviq pas mbledhjes së Shtabit republikan për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë.

Ajo shtoi se të gjitha bizneset në fushën e gastronomisë do të mund të punojnë 24 orë – nëse të gjithë mysafirët kanë vërtetim se janë vaksinuar me vaksinë kundër pandemisë Covid pas orës 20:00, duke trguar se kjo masë tanimë është e aplikueshme edhe në bastore, kazino dhe klubet e bixhozit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani priti në takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut

PreshevaPRESS

Ragmi Mustafa pjesmarrës në shënimin e ditës së komunës së Ulqinit

PreshevaPRESS

Shqipëria përkrah financiarisht 3 projekte në Luginë

PreshevaPRESS