Nga 98.8 për qind të votave të numëruara, partia e Gjukanoviqit prin në zgjedhjet e Malit të Zi

Tri partitë në koalicion në Mal të Zi sipas rezultateve preliminare do të kenë 41 nga 81 mandate në parlamentin e malit të Zi dhe do të mund të krijojnë qeverinë, ka thënë të dielën mbrëma Zlatko Vujovic nga Qendra për Monitorim e Malit të Zi (CEMI).


Sipas CEMI, me 98,8 për qind të fletëvotimeve të numëruara koalicioni “Me Vendosmëri për Malin e Zi” dhe DPS i Milo Gjukanoviqit ka 29 mandate me 34,8 për qind, koalicioni pro serb “Për të Ardhmen e Malit të Zi” ka 28 mandate me 32,7 për qind, “Paqja është Kombi Ynë” ka 10 mandate me 12,5 për qind, “Bardh në Zi” ka katër me 5,7 për qind, Socialdemokratët me tre mandate 4,2 për qind, njëjtë si Partia Boshnjake, ndërsa Lista e Shqiptarëve me nga një mandat me 1.37 për qind.

Kreu i koalicionit pro serb “Për të Ardhmen e malit të Zi” Zdravko Krivokapiq e lajmëroi fitoren e “tri koalicioneve opozitare”.

“Ne i shtrojmë dorën të gjitha partive që t’i bashkohen fituesit, jo ngase kemi nevojë, por ngase mund të ndërtojmë ndryshe Malin e Zi”. ka thënë ai.

Ndërsa presidenti i shtetit Milo Gjykanoviq ka thënë se partia e tij sidoqoftë mbetet më e fuqishmja me më së shumti vota dhe se me partnerët tradicionalë mund të merr deri në 40 mandate.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS