Nga 1 janari 2021, rritet taksa për televizionin publik të Serbisë

Qeveria e Serbisë ka propozuar që nga 1 janari 2021, parapagimi për televizionet publike RTS dhe RTV të rritet nga 255 dinar sa është momentalisht në 299 dinarë.


Propopzimi për ndryshimet në Ligjin për rregullimin e përkohshëm të mënyrës së tarifimit për shërbimet e mediumeve publike në Serbi, procedurat parlamentare i ka filluar më 27 nëntor, derisa taksa do të vazhdojë të mblidhet përmes faturës së konsoliduar të energjisë elektrike, që nënkupton përmes faturës së EPS.

Në vitet e fundit, parapagesa për RTS dhe RTV janë rritur disa herë. Megjithatë, kryetari i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq, filloi fushatën zgjedhore të vitit 2012 me premtimin se taksa për televizionet publike do të largohet tërësisht, edhe pse kjo nuk ndodhi asnjëherë pasi ata erdhën në pushtet.

“Parapagimi për televizionin publik, siç u kam premtuar qytetarëve të Serbisë, do të shfuqizohet, sepse unë nuk i përkas tipit të njerëzve që mashtruan qytetarët e Serbisë për 12 vjet dhe u morën vetëm me marifete të marketingut. Ky është detyrimi ynë që nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter, në vitin 2013.

Ligji për shërbimet e mediave publike mundëson që çmimi i parapagimit të ndryshojë duke e mos lejuar shumën më të madhe se 500 dinarë.

Ndryshime ligjore që janë në procedurë parlamentare, parashikojnë që deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, RTS dhe RTV të financohen pjesërisht përmes taksës e pjesërisht nga buxheti i republikës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS