Nevzad Lutfiu kandidat i LPD-së për kryetar të KKSH-së

Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD ka nominuar sot Nevzad Lutfiun si kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar – KKSH.


Lajmin për FOLonline e konfirmoi vet Lutfiu i cili shtoi se LPD në zgjedhjet e 13 nëntorit do të garojë me listë të veçant.

Ndryshe, Lutfiu, përveç se është anëtar i kryesisë së LPD-së, aktualisht është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit ndërsa për katër vjet ka udhëhequr me Organizatën Shpresa.

Bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, përmes rrjeteve sociale, kanë nisur ta çmojnë lartë figurën e Lutfiut duke e cilësuar si humanist por edhe si personalitet i cili angazhohet për të mirën e banorëve të fshatit Osllarë duke qenë në ballë të shumë iniciativave.

Nevzad Lutfiu me profesion është jurist i diplomuar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

PreshevaPRESS

Kamberi ka dorëzuar arkive të KDNJ-së në Institutin për krime lufte në Prishtinë

PreshevaPRESS