Foto: FB/Shtëpia e shëndetit "Presheva" Preshevë

Nesër mes orës 8 dhe 17 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive

Të dielën, më 8 shtator, nga ora 8 deri në 17h, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive.


Me ketë rast, të gjithë qytetarët, edhe ata pa sigurim shëndetësor, do të kenë mundësinë të kryejne kontrollat në vijim:

  • Kontrolla e mushkërive – RTG i mushkërive sipas nevojës,
  • Markerët e tumorit: CEA (CEA), CA19-9 (CA19-9) dhe AFP (Alpha Fetoprotein),
  • EKG,
  • Matja e presionit të gjakut,
  • Niveli i sheqerit në gjak,
  • Kontrolla e barkut me ultrazë,
  • Kontrolla e gjëndrave tiroide me ultrazë,
  • Analiza e plotë e gjakut,
  • Kontrolla e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore (mbipesha, shputat e këmbëve dhe shtylla kurrizore).

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS