Nënshkruhet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Sot në Bujonac është nënshkruar marreveshja për krijim e koalicionit që do të udhëheqë me Këshillin Kombëtar Shqiptar.


Liderët e katër partive shqiptare në Luginën e Preshevës, Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike Shqiptare, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Progres Demokratik, kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Partia e vetme shqiptare e cila nuk do të jetë pjesë e këtoj koalcioni qeverisës është Alternativa për Ndryshim, listë e cila si kandidat për pozitën e kryetarit të këtij institucioni kishte Levent Qazimin, djalin e të ndjerit Ridvan Qazimi, i njohur me nofkën komandant Lleshi gjatë luftës së UÇPMB-së.

Marrëveshja për qeverisjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar mes katër partive shqiptare në Luginë është nënshkruar nga kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, kryetari i PD-së, Nagip Arifi, si dhe kryeatri i LPD-së, Shqiprim Musliu.

Lajmi në përditësim…

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS