Foto: facebook/APN

Nënshkruhet marrëveshja mes APN-së dhe LR-së për pjesmarrjen në zgjedhje parlamentare

Siç ka raportuar PreshevaPRESS, sot në sallën e konferencave të Komunës së Preshevës, është nënshkruar marrëveshja për listën e dytë pjesëmarrse në zgjedhjet parlamentare.


Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma kanë nënshkruar marrëveshje për pjesmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare, duke krijuar për herë të parë listë të dytë shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në vazhdim njoftimi i publikuar në faqen e Alternativës për Ndryshim në rrjetin social facebook:

Sot, në ambientet e Sallës së Konferencave pranë Administratës Komunale të Preshevës, kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi bashkë me Sami Salihun, kryetarin e Lëvizjes për Reforma nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në Zgjedhjet Parlamentare, si vazhdimësi e Marrëveshjes së Tiranës të vitit 2020.

Marrëveshja në parim i përmbahet çdo neni të asaj së vitit 2020, të nënshkruar nga të gjjthë krerët e partive politike të Luginës së Preshevës.

Ndonëse, sot e gjejmë të shkelur Marrëveshjen e Tiranës nga Partia për Veprim Demokratik, e cila me metoda shantazhuese ka marrë peng edhe subjekte të tjera brenda Listës, në mënyrë që kryetari i saj të përmbushë ambiciet e tij dhe të gjenerojë përçarje brenda spektrit politik shqiptar të Luginës.

Marrëveshja e sotme është rikonfirmim i zbatimit të themeleve të marrëveshjes së 2020-tës, në bazë të parimeve të sinkronizuara me shtetin Amë, si udhërrëfyes dhe garancë afatgjate për qasje të unifikuar, ku të gjitha palët pjesëmarrëse të saj ndjehen të barabarta dhe të motivuara në gjithë këtë proces.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS