Në Preshevë më 23 shtator marshohet kundër diskriminimit nga Beogradi

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka treguar se marshimi i shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do të vazhdojë më 23 shtator.


Ajo ka thënë se pas Bujanocit ku është mbajtur protesta në gusht, tash do të marshohet në Preshevë.

Ndër qëllimet e marshit është edhe ndërprerja e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave e kërkesa tjera.

“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë”, ka shkruar Sinani.

“Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka thënë ajo.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS