Në Preshevë mbahet mbledhje komemorative për nder të profesor Ibrahim Kadriut

Nën organizimin e Komunës së Preshevës, në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës, është mbajtur ceremonie përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së profesor Ibrahim Kadriut, i cili ka ndërruar jetë.


Të premten, më 21.03.2025, ditë e premte, në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës është mbajtur ceremoni përkujtimore, për nderë të jetës dhe veprës së profesor Ibrahim Kadriut, i cili ndërroi jetë orët e vona të së mërkurës në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, ku edhe kaloi vitet e fundit të jetës së tij.

Në këtë mbledhje përkujtimore morën pjesë përfaqësues institucional e politik, familjarë të të ndjerit dhe qytetar shqiptar nga Presheva dhe rajoni.

Në emër të këshillit organizativ, mbledhjen komemorative e hapi Shkëlzen Limani, i cili foli për takimin e tij të fundit që kishin realizuar javë më parë, duke folur edhe për biografinë e prof. Ibrahim Kadriut.

“Ai nuk ishte thjesht një emër thjesht në historinë tonë, por një shtyllë e fuqishme e lëvizjes kombëtare, një njeri i përkushtuar me shpirt, për të drejtat e dinjitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” tha mes tjerash kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, gjatë një fjalim rasti për pfrof. Ibrhaim Kadriun në mbledhjen komemorative.

Pas tij fjalën mori kryetari i Kuvendit të Preshevës, Agim Sabediu, i cili në fjalimin e tij tha se humbja e tij është humbje e madhe, por trashëgimia që prof. Ibrahim Kadriu ka lënë pas, është e pashlyeshme.

“Ibrahim Kadriu ishte një njeri i vizionit, i guximit, i cili me përkushtim dhe vendosshmëri, udhëhoqi një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Luginë së Preshevës. Nën udhëheqjen e tij populli shqiptar i këtyre trojeve shprehu vullnetin e tij, përmes referendumit historik, duke u deklaruar për autonomi teritoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, me të drejtë bashkangjitje me Kosovën” tha Sabedini para të pranishmëve.

Para të pranishmëve foli edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila prof. Ibrahim Kadriun e quajit njeri i madh, figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Luginës së Preshevës.

“Humbja e tij është një dhimbje e madhe, por vepra që ai la pas, do të jetojë përgjithmonë. Jeta dhe angazhimi i tij, përbëjnë një mozaik të ndritur, të përkushtimit ndaj arsimit, humanizmit dhe lirisë kombëtare.” u shpreh Sinani në fjalën e rastit në përkujtim të të ndjerit.

Pas Sinanit, në mbledhjen komemorative folën edhe miku dhe kolegu i prof. Ibrahim Kadriut – Rasim Mjekiqi, kryetari i OVLUÇPM-së – Nazmi Hajredini, Shkodran Isamili, i cili lexoi telegrame ngushëllimi të dërguara nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Republikës së Kosovës, dhe krejt në fund i biri i vëllaut të të ndjerit, Agim Kadriu.

Krejt në fund, udhëheqësi i mbledhjes komemorative ftoi të pranishmit të bëjnë homazhe tek Shtëpia e kulturës në Preshevë, ku edhe u vendos arkivoli i të ndjerit, dhe më pas duke pasuar me ceremoninë e varrimit tek varrezat e qytetit të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për studentët

PreshevaPRESS

Këshilli Komunal i Preshevës propozon rishikimin e I-rë të Buxhetit për vitin 2025

PreshevaPRESS

Pagat mesatare në Preshevë e Bujanoc mbeten ndër më të ulëtat në Serbi

PreshevaPRESS