Në Preshevë fillojnë “Ditët e mërgatës 2022”, në ceremoni mungon Shqiprim Arifi

Sot në Preshevë ka në filluar “Ditët e mërgatës 2022”, manifestim ky i cili  përfundon nesër. 


Nën organizimin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ka filluar manifestimi ” Ditët e mërgatës 2022″, program dyditorë argëtues dhe kulturor, i cili i dedikohet bashkëatdhetarëve që po kalojnë pushimet në vendëlindje.

Në mbrëmjen e parë para publikut u paraqitën këngëtarja Nita Latifi dhe Mark Deda me këngët e tyre, aktori Flakron Aliu me stand-up komedi, si dhe valle tradicionale nën udhëheqjen e profesor Dilaver Kryeziu.

Me rastin e hapjes së programit para publikut foli ushtruesi i detyrës së drejtorit të shtëpisë së kulturës, Kujtim Sadriu, i cili përveç se i shprehi mirëseardhje bashkëatdhetarëve, gjithashtu i kërkoi falje për fillimin e programit me vonesë.

“Shpresoj që në të ardhmen, këto mos të quhen ditët e mërgatës por të quhen ditët e kthimit në atdheun tuaj. Uroj të kaloni çaste të mira” tha mes tjerash Sadriu.

Këtë vit për dallim nga tradita e deri tanishme, u vërejt mungesa e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. PreshevaPRESS ka provuar të mësojë arsyen e mungesës por askush nuk ka dashur të deklarohet ose të flasë në lidhje me këtë.

Edhe pse mungoi kryetari i Komunës së Preshevës, para të pranishmëve nuk foli askush nga përfaqësuesit institucional të Komunës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini