Në Komunën e Preshevës sot pranë godinës, rrespektivisht në oborrin e saj është duke mbajtur manifestimi për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijeve.
Në qytetin e Preshevës dhe mabarë botën, kjo ditë i kushtohet fëmijëve me aktivite të larmishme.
Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, per ti thene jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.
Dita e fëmijëve është vendosur më datën 1 Qershor, sepse nëkëtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në 1925.
Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.