MEDVEGJA SHËNON 50 VJETORIN E SHKOLLËS FILLORE “ZENEL HAJDINI”

Në shkollën fillorë “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës, sot është shenuar 50 vjetori i kësaj vatre arsimore.


Përkundër që ky institucion arsimor numëron vetëm 16-të nxënës, ata kishin përgaditur një program të pasur artistik, ku përveç profesorëve dhe prindërev, prezent ishin edhe strukturat komunale të Medvegjës, si kryetari i Komunës, Nebojsha Arsiq, ndihymës-kryetarja e komunës, Leme Xhema, nënkryetari i Kuvendit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti dhe përfaqësues të familjes Hajdini.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e shkollës, Arlinda Kadriu falenderoi të pranishmit, derisa ndau edhe disa mirënjohje për kontribuesit e veçantë të arsimit shqip në Medvegjë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Medvgjës, theksoi se njëra nder problemet kyçe të kësaj shkolle tashmë është drejt zgjidhjes.

“Problemin me ujë, tanimë po e zgjidhim, ndërsa së shpejti do të mendojnë për renovimin e objektit të shkollës këtu në Tupallë” – tha Arsiq.

Shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, është shkolla e vetme shqipe në Medvegjë, ku aktualisht numëron vetëm 16 nxënës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS