Në Luginë themelohet “Unioni i afaristëve Vizioni”

Unioni i afaristëve Vizioni- Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është një organizatë e themeluar nga grupi i biznesmenëve me synim të promovimit të interesave të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.


Qëllimi kryesor i kësaj organizate sipas drejtuesve të sajë është të forcojë pozicionin e biznesit dhe të përmirësojë klimën e biznesit në vend dhe jashtë tij.

Përmes një platforme të përbashkët anëtarët e kësaj organizate diskutojnë dhe bëjnë lobim për çështje të rëndësishme që prekin botën e biznesit siç janë politikat fiskale dhe monetare, rregullat dhe standardet e tregtisë, politikat e punësimit si dhe shumë çështje të tjera.

Unioni i afaristeve gjithashtu ofron shërbime të specializuara për anëtarët e tij siç janë këshillimi dhe ndihma në zhvillimin e biznesit, akses në informacione të rëndësishme të tregut, organizimi i evenimenteve dhe konferencave për të rritur njohuritë dhe kontakteve të biznesit si dhe mbështetje në raste të ndërprerjes së biznesit për shkak të krizave të ndryshme.

Kjo organizatë është një forcë e rëndësishme në botën e biznesit dhe vazhdon të ndikojë në politikat dhe vendimet që ndikojnë në jetën e biznesit.

Të gjithë të interesuarit për detaje të funksionimit të Unionit të afaristëve mund të paraqiten në zyret e tona lokacioni- adresa:

Rruga 15 Nëntori nr 31 në Preshevë

Tel kontakti 063 522666

https://www.facebook.com/unioniiafaristeve

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS