Në Francë mbyllen dhjetëra xhami që nga fillimi i vitit 2020

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, theksoi se me pretendimin “luftë kundër islamizmit radikal” që nga fillimi i vitit 2020 janë mbyllur 73 xhami, shkolla private dhe biznese.

Darmanin në konferencën për media tha se muajin e kaluar në rajonin Herault të vendit janë mbyllur një xhami dhe një shkollë private, ndërsa në rajonet tjera një shoqatë dhe 9 biznese.

Ai tregoi se që nga fillimi i vitit janë mbyllur 73 xhami, shkolla private dhe biznese, duke pohuar se 231 të huaj duhet të deportohen nga vendi për arsye se janë radikalizuar.

Nga ana tjetër Darmanin njoftoi se muajin e kaluar kanë konfiskuar 4,2 tonë drogë dhe janë arrestuar 1.189 persona që kanë trafikuar drogë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS