Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut (YIHR) nga Beogradi, sot ka filluar realizimin e punëtorisë dyditore në Bujanoc me aktivistë, hulumtues, gazetarë edhe politikan të rinj në lidhje me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, para dhe pas luftës në Luginë.
Punëtoria dyditore filloi duke u prezentuar para pjesmarrësve agjenda dhe ligjeruesit gjatë këtyre dy ditëve.
Ligjerata e parë në të cilën ligjerues ishte Belgzim Kamberi – kryetar i Këshillit për Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, është titulluar “Kryengritja në Luginën e Preshevës: konteksti i kryengritjes dhe lidhja e saj me luftën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë”, e në kuadër të së cilës është diskutuar rreth luftës së UÇPMB-së dhe lidhjes direkte me luftën e Kosovës dhe Maqedonisë.
YIHR përmes punëtorisë dyditore në Bujanoc ka për qëllim që të njoftoj të rinjtë e Serbisë me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi para dhe pas konfliktit të armatosur në Luginë. Përmes temave të arsimit, përdorimit të gjuhës dhe shumë pyetjeve politike, YIHR synon të njoftoj gazetarët, aktivistët, hulumtuesit dhe politikanët e të rinj me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Pas ligjeratës së Belgzim Kamberit, sipas agjendës është planifikuar ligjerata në lidhje me gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas luftës së UÇPMB-së, e titulluar “Marrëveshtja e Konçulit dhe Ligji i Amnestisë i po të njejtit vit” me ligjerues Shaip Kamberin – kryetar i komunës së Bujanocit.
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Bujanoc mes datës 29.02 dhe 01.03. synon që akterët aktiv të shoqërisë civile mes moshës 18 dhe 35 vjeç të i njoftoj me situatën e shqiptarëve në Luginë, para dhe pas konfliktit të armatosur në Luginë gjatë vitit 2001, marrëveshjen e Konçulit dhe ligjin për amnistinë e po të njëjtit vit.
Punëtoria dyditore e organizuar nga YIHR në Bujanoc, nesër vazhdon me ligjeratën rreth të drejtave të shqiptarëve në Serbi e titulluar “Pozita e pakicës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës sot: lapidari, librat, gjuha dhe bojkoti i popullsisë”, temë për të cilën do të flasë kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Ragmi Mustafa.
Punëtoria dyditore do të përfundojë me tribinën e hapur pë të gjithë të interesuarit të titulluar “Perspektiva e regjistrimit të popullatës në Luginën e Preshevës”, e cila do të mbahet në hapësirat e hotel “Rozafa” në Bujanoc, e në të cilën do të diskutojnë Fatmir Hasani – deputeti i vetëm shqiptar dhe Belgzim Kamberi – kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Luginën e Preshevës.
Pas punëtorive të ngjashme të realizuara në Priboj, Zrenjanin, Beograd dhe Nish, YIHR organizon këtë punëtori në Bujanoc në kuadër të projektit që synon dokumentimin e krimeve, dhunës dhe diskriminimin e pakicave kombëtare në Serbi nga vet shteti gjatë kohës.