NË BUJANOC KONFIRMOHEN 25 RASTE TË REJA ME COVID19

Barnatorja e Qytetit në Bujanoc, është shënuar në një nga vatrat e virusit COCID-19 në Komunën e Bujanocit, ka deklaruar, Dr. Lela Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, njofton “Bujanovacke” .


Ajo tha se nuk mund të specifikonte numrin e saktë të punonjësve të këtij enti që janë pozitiv në COVID-19, mirëpo sipas fjalëve të saj, dihet se gjashtë punonjës të Shtëpisë së shëndetit janë pozitiv me koronavirus.

Jovanoviq, tha se sipas rezultateve të pranuara të premten dhe të dielën, në territorin e Bujanocit janë regjistruar edhe 25 të jera pozitive, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 tani është rritur në 118 të infektuar. Shumica e tyre janë nga Bujanoci, Tërnoci dhe zona e Klenikut, shkruan “Bujanovacke” .

Nëse nuk do të jemi të kujdesshëm mund të na ndodhë skenari i Novi Pazarit – paralajmëron doktoresha Jovanoviq dhe shton se janë në pritje të rezultateve të testimit edhe të 19 personave të tjerë.

Jovanoviq i bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara që nga shpallja e situatës emergjente e cila në komunën tonë është ende në fuqi.

Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që nuk e marrin seriozisht situatën. Kafenetë dhe rrugët janë plot, kështu është edhe tregu tregu, dhe pak njerëz bartin maskë dhe doreza – paralajmëron Dr. Jovanoviq.

Derisa në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 6 maj, në Komunën e Bujanocit kishim vetëm vetëm 7 raste pozitive me COVID-19. /LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS