Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi

Në Serbi, në 24 orët e fundit, nëntë persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, dhe 411 u infektuan rishtas.Nga seksionin e fundit, në orën 15:00, janë testuar 2,440 qytetarë të tjerë.


Në 24 orët e fundit, shtatë burra dhe dy gra kanë vdekur nga koronavirusi, kështu që deri më tani 94 njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje në Serbi.

Darija Kisic Tepavceviç, zv.drejtoreshë e Institutit për Shëndetin Publik “Milan Jovanovic Batut”, tha sot gjatë konferencës për media se gjithsej 23398 persona janë testuar në Serbi deri më tani, nga të cilët 4465 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 3006 janë shtruan në spital, derisa 131 persona gjenden në respirator.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS