NDIHMA FINANCIARE E KOSOVËS REALIZOHET PËRMES BANKËS GJERMANE

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Financave dhe Transfereve në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.


“Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti – Medvegjë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Kjo shumë është ndarë për arsye se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin që ka për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva. Në këtë frymë, Qeveria është treguar e gatshme t’iu dalë në ndihmë këtyre komunave me shumat përkatëse si më poshtë:

Për komunën e Preshevës – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Bujanocit – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Medvegjës – njëqind mijë euro (100,000.00 €).

Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat.

Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës. /Titulli

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS