Nagip Arifi kandidat i PD-së për deputet në zgjedhjet parlamentare në Serbi, synojnë udhëheqjen e listës

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të mbajtur më datë 08.11.2023 ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, funksionimin në pushtetin lokal dhe atë në Këshillin Kombëtar Shqiptar.


PD ka marrë vendim që të nominojë kryetarin Nagip Arifi për deputet në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Serbi që do të mbahen më 17 Dhjetor 2023, Partia Demokratike konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj se e mbështet listën e unifikuar të të gjitha partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës. Çdo skenar tjetër që nuk përkon me unifikimin e plotë të faktorit politik shqiptar në Luginë, Partia Demokratike do të kërkojë që kandidati nga rradhat e veta të jetë prijës i listës.”, thuhet në njoftimin e partisë dhe tregohet se qëndrimet e njëjta i janë paraqitur edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky është njoftimi i plotë:

PARTIA DEMOKRATIKE NOMINON KRYETARIN E SAJ NAGIP ARIFIN PËR DEPUTET NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të mbajtur më datë 08.11.2023 ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, funksionimin në pushtetin lokal dhe atë në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Serbi që do të mbahen më 17 Dhjetor 2023, Partia Demokratike konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj se e mbështet listën e unifikuar të të gjitha partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës. Çdo skenar tjetër që nuk përkon me unifikimin e plotë të faktorit politik shqiptar në Luginë, Partia Demokratike do të kërkojë që kandidati nga rradhat e veta të jetë prijës i listës.

Këto qëndrime iu janë prezentuar edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit gjatë takimit që kryetari i PD-së Nagip Arifi ka zhvilluar ditën e hënë më datë 06.11.2023 në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Falemnderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës për angazhimin e saj për unfikimin e partive politike shqiptare në një listë, kurse PD do t’i përgjigjet edhe të gjitha iniciativave tjera nga kushdo qofshin ato, që kanë për qëllim arritjen e unfikimit të partive shqiptare në një listë të përbashkët.

Partia Demokratike konsideron që pavarësisht ecurisë së bisedimeve rreth listës së përbashkët parlamentare, funksionimi i pushtetit lokal në Bujanoc dhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar nuk guxon të ngecë.

Çdo tentativë tjetër që ‘minon’ këto dy institucione do të rrezikojë që në pushtetin lokal në Bujanoc, për herë të parë pas më shumë se 20 vite qeverisje të sjellet organi i përkohëshëm, situatë e cila rrjedhimisht do të ndikojë edhe në udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Duke mos dashur të vije deri te kjo gjendje, PD apelon edhe një herë të gjitha partitë politike që për interesa më të mëdha kombëtare të ulin egot e tyre dhe ta kapërcejmë këtë ngërrç politik, që pa dashje po ndikon edhe në mosfunksionimin e pushtetit lokal në Bujanoc dhe në KKSh.

Në Bujanoc,
Kryesia e PD-së
08.11.2023

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS