Shqiptarët e Luginës së Preshevës natyrshëm ishin në çdo hap e zhvillim bashkë me Kosovën dhe kështu do të mbetet ka shkruar në profilin e tijë në facebook duke uruar për gjithë sakrificën shtetin e Kosovës dhe udheheqësinë e sajë Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë në Luginë të Preshevës Ragmi Mustafi.
Mes tjerash ka shtuar se angazhimet e Kryeministrit të Kosovës janë impresive e inspiruese në përmirësimin e pozitës së Luginës: me përfshirjen e Luginës në Qeveri, me buxhetimin e mbështetjes dhe ndarjen e granteve për Luginë, me qëndrim parimor për reciprocitet në të drejtat e komuniteteve në dialogun Kosovë-Serbi.i
PËR JETË!
‘’Në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, le të festojmë përparimin që kemi bërë që nga fitimi i pavarësisë së Kosovës dhe të nderojmë sakrificat e bëra nga populli ynë në luftën për liri. Shqiptarët e Luginës së Preshevës natyrshëm ishin në çdo hap e zhvillim bashkë me Kosovën dhe kështu do të mbetet. Megjithatë, Lugina është më e pa organizuar për shkak refuzimit të ndikimit të Qeverisë së Kosovës nga politikan e lider partish me politika infantile e të papërgjegjshme. Historia do të tregojë sa gabim janë a populli do ta vuajë. Pavarësisht kësaj, angazhimet e Kryeministrit të Kosovës janë impresive e inspiruese në përmirësimin e pozitës së Luginës: me përfshirjen e Luginës në Qeveri, me buxhetimin e mbështetjes dhe ndarjen e granteve për Luginë, me qëndrim parimor për reciprocitet në të drejtat e komuniteteve në dialogun Kosovë-Serbi, etj, etj,.
Në njërën anë Kosova po përmbush kërkesat e kahmotshme të Luginës në anën tjetër ka vetpërfshirë Luginën në diplomaci për më shumë liri, barazi, të drejta e drejtësi Së bashku, ne mund t’i tregojmë botës forcën dhe qëndrueshmërinë e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në përballje me diskriminimin e shtypjen ‘’.
Urime Luginë Faleminderit Kosovë Gëzuar shqiptar PËR JETË!