Mustafa fton Salihun për takim konsultativ rreth formimit të koalicionit qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa e ka ftuar Levizjen për Reforma – LR, në një takim konsultativ në lidhje me koalicionin qeverisës.


Lajmi u bë i ditur nga vetë LR, duke postuar ftesen ne rrjetin social facebook si dhe është njoftuar se LR do të e shqyrtojë me kryesinë e vet pjesëmarrjen në këtë takim.

“Në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, njoftojmë opinionin se sot, Lëvizja për Reforma, ka pranuar ftesë nga Partia Demokratike Shqiptare, për takim konsultativ të enjten, në lidhje me mundësinë e themelimit të institucioneve të reja të pushtetit lokal në Komunën e Preshevës.” thuhet ne postimin e LR-së.

Lidhur me këtë ftesë dhe procesin paszgjedhor në komunën tonë, Lëvizja për Reforma do të diskutoj nesër në mbledhjen e Kryesisë së saj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini