MUSHKRITË – NJË NDËR ORGANET KRYESORE QË PREK KORONAVIRUSI

Mushkëritë, pjesë e ndjeshme e pacientëve që kanë kaluar virusin korona.

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda  te pacientët janë mushkëritë.Madje është konstatuar nga kirurgët kompetentë që mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

Pulmologu preshevarë Dilaver Beqiri nuk lë hapsirë për tu friksuar pasiqë tha se me trajtimin e nevojshëm që marrin pacientët arrihet një pasqyrë e pastër në mushkëritë e ish të sëmurëve covid.

‘’Zakonisht pjesa më e madhe e atyre që shërohen, kalojnë pa pasoja ,edhe nëse e keni për fotografinë e rengenit, shumica e rasteve tërhiqet pravijnë me një pasqyrë të mirë, faktikisht kthehet në gjendje normale. Në disa raste të rralla ndodhë ndrimi me tofibroza që e quajmë ne por janë rraste të rralla. Pjesa dërmuese e pacientëve e kalojnë,  e sju mbetet asnjë shenjtë.‘’ shpjegon pulmologu Dilaver Beqiri për PreshevaPRESS.

Personat të cilët kanë pasur problem tjera shëndetësore, janë ata që më së tepërmi e kanë përjetuar edhe në mushkëri virusin vdekjeprurës.

‘’Sëmundjet të cilat janë vetëm më herët dhe e kan imunitetin e kompromituar. Këtu është sëmundja e sheqerit, sëmundjet  e ndryshme të zemrës,’’ përfundon Beqiri.

Shpesh herë, koronavirusi shkakton probleme me pneumoninë, e cila ndodh kur mushkëritë mbushen me lëng. Ndërsa qesjet e ajrit mbushen me lëng, ato nuk janë në gjendje të marrin shumë oksigjen, gjë që çon në simptoma të tilla si kollitja dhe therja. Studimet kanë gjetur gjithashtu dëmtime të qelizave epiteliale, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes nga hunda në mushkëri, të pacientëve me koronavirus.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS