Shoqata “Qyteti i bletëve” në partneritet me Shoqatën “Mjalti i Pollogut” organizuan në Tetovë garat e para ndërkombëtare të mjaltit ‘TETOVA HONEY AWARD 2019’ në të cilat morën pjesë 250 bletarë nga 15 shtete ballkanike dhe europiane.
Ne mesin e 250 bletarëve në garë për kualitetin e mjalitit ishin edhe 3 bletarët nga Presheva, të cilët arritën të dekorohen me 4 medalje të arta.
Adnan Jusufi është dekoruar me medalje të artë për dy lloje të mjaltës: Mjalt Bagremi dhe Mjalt Mali. Veli Mustafa është dekoruar me medalje të artë për prodhimin e Mjaltës së Malit dhe Selami Bektashi është dekoruar me medalje të artë për prodhimin e Mjaltës shumëluleshe.
Nga analizat ka rezoltuar që mbi 90% e mjaltit i ka kaluar të gjitha parametrat organoleptike dhe laboratorike dhe varësisht nga kualiteti, bletarëve iu është ndarë medalje e artë e argjendë ose e bronzt.
Keto gara kanë filluar dy muaj më parë në qytetin e Tetovës ku pergjatë kësaj periudhe mjalti i është nënshtruar analizave të dy fazave: Faza laboratorike të cilën e ka bërë laboratoria e fakultetit të teknologjisë ushqimore në kuader të universitetit të Tetovës, dhe faza e dytë është bërë në komisionin organoleptik me pjesemarrje të 10 anëtarëve ndërkombetarë. /Presheva.com