Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, sot ka vizituar Preshevën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, sot ka vizituar Preshevën.


Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Preshevës. Vizitën e tij Çeku e ka filluar me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, pas të cilit takim kanë mbajtur një konferencë për media, e cila nuk ishte paralajmëruar të ndodhte. 

“Është jashtëzakonisht inkurajuese dhe frymëzuese interesimi që po tregohet së fundmi nga Qeveria e Kosovës, përmes vizitave të ministrave të Republikës së Kosovës, për sensibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Prishtinës Zyrtare” tha mes tjerash kryetarja Sinani në konferencën për media.

Ajo përveç falemnderimit ndaj Ministrit Çeku për vizitën, tha se në takim është biseduar rreth institucionalizimit dhe menaxhimit të mjeteve që do të ndahen nga Qeveria e Kosovës për Luginën, duke siguruar se një shumë e tyre do të dedikohen për ruajtjen dhe avancimin e trashigimisë kulturore në këto treva shqiptare.

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, gjatë kësaj konference për media tha se vizita e sotshme është vazhdimsi e bashkëpunimit të filluar kohë më parë. 

“Unë jam shumë i lumtur që si vazhdimsi e përpjekjeve të Qeverisë Kurti për të e shtyer përpara bashkëpunimin me Luginën, të kontribojmë edhe me dimensionin e bashkëpunimit kulturor, dhe në trashigiminë kulturore, si një nga elementet e rëndësishme që nxisin edhe pjesën sociale dhe atë ekonomike për revitalizimin e jetës së popullatës lokale” tha gjatë adresimit të tij për media,  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, pas takimit me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Pas takimit me Sinanin, ministri Çeku ka vazhduar vizitën e tij në Luginën e Preshevës.

Në vazhdim po ju paraqesim pjesërisht konferencën për media të xhiruar nga stafi i kabinetit të kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, pasi që nuk ka pasur asnjë njoftim për media për të përcjellur konferencën për media. 

 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS