Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova akoma vazhdon të konfiguron si pjesë e saj e territorit, gjë që nuk ka ndryshuar qysh nga regjimi kriminal i Slobodan Milosevicit, shkruan Gazeta Metro.
Vetëvendosje për të refuzuar mandatimin e Hotit nga Presidenti Thaçi, ka përdorur si argument Kushtetutën e Serbisë.
Në ankesën e deponuar në Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur si argument edhe Kushtetutën e Serbisë për të treguar vakumin që ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit se në kushtetutën e Serbisë “Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë”
“Pra, për të argumentuar më thellë çështjen e vakumit kushtetues në aktivizimin e nenit 95 dhe 95 par 4 të të Kushtetutës së Kosovës , jemi të detyruar që përmes kushtetutave të vendeve të rajonit dhe të shteteve të BE’së, të argumentojmë se si nuk mungojnë dispozita kushtetuese në formë të shprehur në krijimin e qeverive të reja pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverive aktuale”, thuhet në arsyetimin e shkruar në ankesën e VV’së pas të cilit është shfrytëzuar kushtetuta e Serbisë.
E ndaj kësaj kanë reaguar edhe mediat në Serbi, ku i ka dhënë jehonë lajmit se si një parti kosovare që është në pushtet, po i referohet Kushtetutës së Serbisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Këtë e kanë raportuar e publikuar edhe mediat dhe radiot serbe që operojnë në Kosovë.