ME MOTON “NJË PAKO PËR TY” SYNOHET TË NDIHMOHEN 100 FAMILJE TË PRESHEVËS ME RASTIN E RAMAZANIT

Arkitektja nga Presheva, Fatbardha Hajdari Nuredini, e cila jeton në Solothurn të Zvicrës, me fillimin e muajit të Ramazanit, ka marrë iniciativën të grumbullojë pako ushqimore për vendasit e saj në Preshevë.


Aksioni për grumbullimin e të hollave ka për qëllim blerjen e pakove ushqimore për “familjet që janë nën mëshirën e fatit” siç thotë organizatorja e këtij aksioni.

“Pasi që  Presheva si komunë është vend më i anashkaluar dhe me papunësinë më të lartë në rajon, dhe derisa është vështirësuar edhe më shumë jeta në këtë kohë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e Covid19, un vendosa që përmes këtij aksioni, të tregojmë solidaritet me bashkëvendësit e mi dhe të zgjasim dorën familjeve që janë nën mëshirën e fatit” ka thënë organizatorja e këtij aksioni, Fatbardha Hajdari Nuredini për PreshevaPRESS.

Fatbardha ka treguar se aksioni realizohet në baza vullnetare dhe grumbullimi i të hollave përfundon të hënën në mbrëmje.

Synojmë të grumbullojmë minimalisht të holla për 100 pako, e që nënkupton se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen pako ushqimore për 100 familjeve në territorin e komunës së Preshevës” shpjegon Fatbardha Hajdari Nuredini për PreshevaPRESS.

Ajo me keqardhje tregon se për shkak të situatës së krijuar si pasojë e masave të ndërmarra kundër pandemisë së Covid19, nuk do të mundet që personalisht të vijë në Preshevë për të realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore, por se këtë gjë do ta realizojnë familjarët e saj që gjinden në Preshevë.

Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar dhe përkrahur aksionin mundë të e kontaktojnë Fatbardha Nuredinin në facebook dhe instagram, me qëllim që të njoftohen me detajet dhe informacionet për dorëzimin e të hollave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS