Mbi 50000 qytetarë iu kanë bashkuar protestës opozitare në Beograd

Beograd, 8. maj 2023.- Foto: Tanjug / Strahinja Acimovic

Sot në Beograd është duke u zhvilluar protesta e opozitës parlamentare.


Nën moton “Serbia kundër dhunës”, pas rasteve të vrasjeve masive në Serbi, protesta opozitare ka filluar fillimisht para Parlamentit ku janë lexuar kërkesat e opozitës, duke vazhduar më pas me marshimin drejt Qeverisë së Serbisë.

Organizatorët kanë njoftuar se sipas vlerësimeve të policisë, pjesmarrës në protestë janë më shumë se 50000 protestues në rrugët e Beogradit, derisa gjithashtu edhe nëpër qytete të tjera të Serbisë janë organizuar tubime protestuese.

Protesta edhe më tutje po vazhdon nëpër rrugët e Beogradit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

KQZ: 22 parti dhe tre koalicione do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

PreshevaPRESS

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

PreshevaPRESS

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS