Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e pestë e Këshillit komunal të Komunës së Preshevës e që pikë kryesore e këtij takimi ishte Rebalansi i parë i buxhetit të vitit 2020 dhe Pako emergjente Presheva 2020.
Sot përmes një postimi në faqen e sajë në rrjetin social facebook, Komuna e Preshevës njofton se është mbajtur mbledhj e pestë e Këshillit Komunal, mbledhje në të cilën nga fotografia e bashkangjitur me postimin shihet mungesa e zëvendëskryetarit të Këshillit Komunal dhe Komunës së Preshevës, Armend Aliu.
“Mjetet financiare në shumë prej 200 mijë eurove, që janë donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me mjetet e alokuara nga buxheti komunës, do të destinohen për kategoritë e dëmtuara gjatë pandemisë COVID 19, ku në këtë pako do të përfshihen familjet në nevojë, bizneset aktive të dëmtuara, bujqit, studentët, ndihmë financiare pensionistëve të komunës së sonë etj.” thuhet në njofitmin e Komunës së Preshevës në facebook.
PIka të tjera ishin edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare Subjekteve ekonomike të regjistruara të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020″, shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare bujqëve të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020” dhe shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit për ndihmë financiare pensionistëve të komunës së Preshevës nga “Pako Emergjente Presheva 2020”.