Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit të Komunës së Preshevës

Sot u zhvillua mbledhje e dytë e Këshillit të Komunës së Preshevës, ku u miratuan disa vendime.


Si pika më e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte organizimi i Parkingjeve Publike në Preshevë.

Një nga çështjet më të rëndësishme ishte çmimi dhe organizimi i parkingjeve publike. U vendos për një riorganizim të plotë të sistemit të parkingjeve, me qëllim krijimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale, që do të kontribuojë në reduktimin e trafikut, rritjen e sigurisë së automjeteve, dhe komoditetin për qytetarët dhe vizitorët.

Me këtë iniciativ të pushtetit lokal pritet që më në fund të rregullohet dhe evitohet kaosi në trafik në Preshevë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal gjithashtu u mor vendimi për binjakëzimin e Komunës së Preshevës me Bashkinë e Elbasanit dhe Bashkinë e Korçës. Ky binjakëzim ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, duke forcuar lidhjet ndërmjet komunave tona dhe promovuar potencialet turistike të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ftohet seanca e pestë e Kuvendi Komunal në Preshvës

PreshevaPRESS

Boriçi kritikon pushtetin lokal: Koha të zbrisni nga skenat e tubimeve dhe të ecni rrugëve të Preshevës

PreshevaPRESS

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS