Macron rrëzon pritshmëritë e Londrës për një marrëveshje

Vetëm disa orë pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ngrohu shpresat e Britanisë së Madhe për Brexitin me premtimin se brenda 30 ditësh do të përgatisë një plan për çështjen e kufirit irlandez, Franca e ktheu diskutimin sërish në pikën zero.


Shefi i Elizesë, Emanuel Macron i rrëzoi pritshmëritë e Londrës për një marrëveshje duke deklaruar hapur se nuk do të ketë rinegocijim të paktit.
Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson kërkon që të hiqet dorë nga i ashtuquajturi “backstop“, i cili synon të parandalojë një kufi fizik irlandez pas Brexitit-të, me qëllimin të shmanget në këtë mënyrë një shkëputje e Anglisë nga BE-ja pa marrëveshje.

Pas takimit me Shefin e Ekzekutivit britanik të mërkurën, Merkeli theksoi se i ka kërkuar Britanisë së Madhe “qartësi absolute” mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit, mes Londrës dhe Bllokut Europian.

Por dritarja që la hapur Kancelarja gjermane, po mbyllet nga Macron. Marrëveshja e negociuar nga Brukseli dhe ish-kryeministrja britanike, Theresa May u rrëzua tre herë radhazi në parlamentin britanik.

Kryeministri Johnson e ka bërë të qartë se vendi i vet e dëshiron largimin me një ujdi të rinegocijuar, por sipas tij, edhe nëse kjo nuk ndodh Britania do të largohet gjithsesi nga Bashkimi Europian në 31 tetor.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS