Foto: fb/Nevzad Lutfiu

Lutfiu: Serbia është e kundërta e vlerave të BE-së

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, në magazinën informative “Info Plus”, ka folur për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë të Preshevës.


Derisa përmendi arritjen e madhe të një nxënësi shqiptar nga Lugina e Preshevës në Tiranë, ku kishte zënë vendin e parë në garat e matematikës, në Serbi ai kishte zënë vendin e dytë, Lutfiu vuri në pah kushtet në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë atje, ku për dallim nga moshatarë e nxënësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë a gjetiu, kanë kushtet mjaftë të rënda.

Lutfiu tutje përmendi edhe investimet në shkollat në Luginën e Preshevës, ku më shumë investohet në shkollat ku gravitojnë nxënësit serbë, ndërsa fare në shkollat ku gravitojnë nxënësit shqiptarë.

Për këtë çështje Lutfiu tha se do kërkojë ndihmë nga institucionet e Kosovës nga MASHTI për të përmirësuar gjendjen e shkollave atje. Ai foli edhe për punësimin e shqiptarëve në Luginë, ku, sipas tij, edhe në këtë aspekt shpërfaqet një diskriminim ndaj shqiptarëve nga pushteti serb.

“Më 2013, është një marrëveshje e nënshkruar mes liderëve të Luginës së Preshevës dhe të Qeverisë së Serbisë, por që kjo marrëveshje nuk është respektuar asnjëherë”, vuri në dukje Lutfiu, derisa sqaroi se sipas marrëveshjes në fjalë, shqiptarët do të duheshin të integroheshin në institucionet shtetërore, sipas strukturës së popullsisë.

Lutfiu u shpreh kritik ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e qeverisë serbe, teksa përmendi një rast në Shtëpinë ë Shëndetit në Preshevë, ku në krye të këtij institucioni është një serb, derisa mbi 90% e popullsisë janë shqiptarë, gjë që, tha ai, dëshmon politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve atje.

Lutfiu foli edhe për aspektin politik në rajon, si dhe për mbështetjen e institucioneve shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Derisa raportet Shqipëri-Serbi, në dukje duken të mira, ato nuk ndikojnë në jetën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ai, ndërkohë që përmendi takimin e tij më kryeministrin Kurti, nga i cili kishte marrë mbështetje të fortë në përmirësimin e gjendjes në Luginë.

“Ne kemi informuar kryeministrin Kurti për gjendjen në Luginë dhe ai vazhdimisht ka përmendur parimin e reciprocitetit dhe për këtë arsye ne besojmë se ne do të jemi pjesë e agjendës së palës kosovare në bisedimet e Brukselit”, deklaroi Lutfiu.

Ai më tej foli edhe për tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë, ku kërkoi që nxënësit shqiptarë të Luginës të furnizohen me kohë.

Gjithashtu u përmend edhe çështja e diplomave, e njohjeve të tyre, që sipas Lutfiut ende nuk po zbatohet në praktikë, që, sipas tij, ka ndikuar që shumë të rinj të largohen nga vendlindja, si dhe të angazhohen edhe në profesione tjera.

Lutfiu foli edhe për punësimet në Polici, kur, sikundër u shpreh ai, që nga marrëveshja e Konçulit më nuk kemi punësime në këtë segment, ndërsa përmendi se në vend të tyre punësohen serbë nga qytetet tjera.

Lutfiu, mes tjerash, foli edhe për respektimin e dygjuhësisë, që, sikundër tha ai, ndonëse  është e rregulluar edhe me ligj, nuk ka vullnet të zbatohet ky ligj.

“Ne kemi filluar të bëjmë identifikimin në të gjitha vendet, lokacionet, hapësirat ku nuk është duke u respektuar dygjuhësia, jemi duke i bërë shkresë të gjitha institucioneve, të cilat nuk janë duke respektuar ligjin ne fjalë, dhe, në rast se këta institucione nuk reflektojnë, ne do të procedojmë edhe në gjykatë”, deklaroi Lutfiu, në “Info Plus”, në RTK.

Lutfiu foli edhe për koordinimin e këtyre çështjeve me partitë shqiptare, sidomos me deputetin e vetëm shqiptar, Shaip Kamberi, i cili është aktiv në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve atje.

“Serbia është e kundërta e BE-së në aspektin e vlerave që përfaqëson ajo”, deklaroi Lutfiu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS