Lutfiu reagon pas shpalljes së konkurseve të KKSH-së: Ka një gabim, kërkoj falje

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas shpalljes së konkurseve të reja nga institucioni, duke e quajtur “lëshim” një nga kriteret e përcaktuara në thirrje.


Sipas Lutfiu, kriteri që përjashton nga përfitimi ata që kanë qenë përfitues në konkurset e shpallura në Kosovë, është i gabuar dhe përjashton padrejtësisht një pjesë të kandidatëve.

“Një nga kriteret e përcaktuara në thirrjet e shpallura nga KKSH është që përfitues nuk mund të jenë ata që kanë përfituar në konkurset e shpallura në Kosovë. Mendoj se ky është një gabim – një lëshim,” ka shkruar Lutfiu, duke shtuar se për këtë arsye ndjen përgjegjësi edhe vetë për mosreflektim në kohën e miratimit të kritereve.

Ai theksoi se, sipas këtij rregulli, krijohet një situatë paradoksale ku përfitues mund të jenë ata që kanë marrë fonde nga Serbia, por jo ata që kanë përfituar nga Kosova.

“Në gjendjen aktuale, sipas këtij kriteri, ndodh që nga KKSH mund të përfitojnë ata që kanë përfituar fonde nga Serbia, por jo ata që kanë përfituar nga Kosova. Kjo është e gabuar,” ka shtuar ai.

Në fund, Lutfiu ka deklaruar se nëse ky gabim nuk mund të korrigjohet këtë herë, ai do të angazhohet që i njëjti të mos përsëritet në të ardhmen.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ka përfunduar procesi vlerësues i projekteve të mediave në konkursin e KKSH-së

PreshevaPRESS

Lugina e Preshevës në fokusin e Kongresit Amerikan / Kamberi: Një kapitull i ri

PreshevaPRESS

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc dorëhiqet pas 28 vitesh në këtë pozitë

PreshevaPRESS