Lutfiu për RTK: Me 12 gusht në Bujanoc do të mbahet protestë gjithëpopullore

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se më 12 gusht në Bujanoc do të mbahet një protestë gjithëpopullore, transmeton PreshevaPRESS.


Kjo protestë organizohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës për të kundërshtuar diskriminimin e vazhdueshëm nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Shqiptarët nga këto treva do të protestojnë kundër pasivizimit të adresave dhe mos përfaqësimit proporcional në organet republikane dhe komunale. “Është koha që zëri ynë të dëgjohet edhe nga ndërkombëtarët, por edhe ne do të kërkojmë të drejtat tona legjitime,” ka deklaruar Lutfiu

ARTIKUJT E NGJASHËM

Procesi i Berlinit: Dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së!

PreshevaPRESS

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

PreshevaPRESS

Pesë vite pas vizitës së fundit Macron gjatë kësaj jave në Serbi, zbulohet plani

PreshevaPRESS